Goditet krimi i rëndë ndërkufitar, 50 të arrestuar

Evropë

Goditet krimi i rëndë ndërkufitar, 50 të arrestuar

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:15
Operacioni, i njohur si Dita e Përbashkët e Veprimit (JAD) Danub 5 pati për qëllim goditjen e krimit të rëndë dhe të organizuar ndërkufitar në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

50 persona kanë rënë në pranga përgjatë një operacioni policor të organizuar nga Frontex, Agjencia Evropiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare, së bashku me Austrinë.

Mësohet se operacioni, i njohur si Dita e Përbashkët e Veprimit (JAD) Danub 5 pati për qëllim goditjen e krimit të rëndë dhe të organizuar ndërkufitar në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

JAD Danube 5 u përqendrua në luftimin e kontrabandës së migrantëve, luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mashtrimit të dokumenteve. Një zyrë e përbashkët operacionale u krijua në Vjenë për të mbështetur shkëmbimin e informacionit midis pjesëmarrësve dhe për të udhëhequr hetimet mbi kontrabandën e njerëzve dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Polonia, Hungaria, Sllovakia, Italia, Sllovenia, Kroacia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria gjithashtu morën pjesë në aksion. Operacioni u mbështet edhe nga Europol dhe Interpol.

Përveç 50 kontrabanduesve të arrestuar, u zbuluan edhe 7248 migrantë të parregullt, 83 dokumente të rreme, 17 veturave të vjedhura si dhe zbulimi i 20,000 maskave të padeklaruara kirurgjikale.

Operacioni në fjalë ishte dita e parë e përbashkët e veprimit e organizuar nga Frontex nën kushtet COVID-19 dhe operacioni i parë ndërkombëtar i këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat