Autoritetet franceze: Sulmi me thikë pranë zyrës së Charlie Hebdo ‘një akt terrori’

Evropë

Autoritetet franceze: Sulmi me thikë pranë zyrës së Charlie Hebdo ‘një akt terrori’

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:57
Foto Ilustrim

Një sulm me thikë në Paris nga i cili mbetën të plagosur dy persona po trajtohet si një sulm terrorist, ka thënë ministri i brendshëm francez.

Gérald Darmanin tha se sulmi pranë ish-zyrës së revistës satirike Charlie Hebdo ishte “qartë një akt i terrorizmit islamik”, shkruan BBC.

Ndërkohë bëhet e ditur se një burrë me origjinë pakistaneze i përshkruar si i dyshuari kryesor u arrestua afër vendit të ngjarjes.

Të paktën katër persona të tjerë janë arrestuar, gjithashtu.

Viktimat – një burrë dhe një grua që punonin në një kompani prodhimi të TV – u plagosën rëndë nga një armë e tipit hanxhar, tha policia.

Kryeministri Jean Castex u tha gazetarëve në vendin e ngjarjes – afër Bulevardit Richard-Lenoir – se jeta e tyre nuk ishte në rrezik.

Sulmi erdhi ndërsa një gjyq i profilit të lartë ishte në proces ndaj 14 personave të akuzuar për ndihmën e dy xhihadistëve që kryen sulmin në 2015 ndaj Charlie Hebdo, në të cilin u vranë 12 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat