Arrestohen autorët e sulmit të djeshëm para selisë së “Charlie Hebdo”-s

Evropë

Arrestohen autorët e sulmit të djeshëm para selisë së “Charlie Hebdo”-s

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 08:09
Foto Ilustrim

Janë kapur nga forcat e policisë franceze dy persona që cilësohen si autorët e sulmit të sotëm përballë selisë së dikurshëm të revistës Charlie Hebdo.

Personat në fjalë janë një 18 vjeçar pakistanez dhe një 33 vjeçar algjerian, që nuk ka marrë pjesë personalisht në sulm por mund të ketë organizuar ose ideuar planin.

Sipas ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin, bëhet fjalë për një “sulm islamist”. Ngjarja e ndodhur rreth orës 12 në lagjen afër Bastijës, ishte e befasishme aq sa e paparashikuar. Dy persona që po pinin cigare dhe që punonin në një kompani prodhimi televiziv, dera e së cilës ndodhet përballë targës përkujtimore të atentatit ndaj redaksisë së Charlie Hebdo më 7 janar 2015, u sulmuan me hanxhar, por rezultojnë jashtë rrezikut për jetën.

Zona u mbyll totalisht nga policia, shkollat u mbyllën edhe si pasojë e një pakoje anonime që për disa minuta u besua se mund të përmbante lëndë shpërthyese.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat