Bankat dhe shërbimet e telekomit në Hungari goditen nga një sulm kibernetik

Evropë

Bankat dhe shërbimet e telekomit në Hungari goditen nga një sulm kibernetik

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Kompania hungareze e telekomunikacionit “Magyar Telekom” njoftoi të shtunën se disa shërbime bankare dhe të telekomunikacionit janë prekur shkurtas nga një sulm i fuqishëm kibernetik nga serverët në Rusi, Kinë dhe Vietnam.

Ky sulm ishte përpjekje e hakerëve për ta vërshuar një rrjet me vëllim jashtëzakonisht të madh të të dhënave me qëllim të paralizimit të tij, shkruan Reuters.

Vëllimi i qarkullimit të të dhënave gjatë sulmit ishte dhjetë herë më i madh sesa sasia e zakonshme.

“Kjo nënkupton se ky ishte një ndër sulmet më të mëdha ndonjëherë në Hungari, në madhësi dhe ndërlikueshmëri”, tha kjo kompani.

Banka hungareze OTP konfirmoi se është prekur nga ky sulm, duke konfirmuar se sulmi ka përfunduar të enjten pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat