Me mijëra protestues marshojnë rrugëve të Londrës kundër karantinës

Evropë

Me mijëra protestues marshojnë rrugëve të Londrës kundër karantinës

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 10:54
Londër

Rreth 15 mijë protestues u mblodhën në Londër për të marshuar kundër masave të qeverisë britanike për ndalimin e përhapjes së COVID-19.

“A është kjo liri?” dhe “Fund rregullave të çmendura” ishin disa nga pankartat në marshimin që u quajt “Ne nuk jemi dakord”.

Gjatë protestës pati përplasje me forcat e rendit, të cilat me anë të një komunikate për shtyp theksuan se një demonstratë e tillë “rrezikon infektimin e njerëzve”.

Kjo protestë vjen në prag të vendosjes së rregullave strikte për 18 milionë britanikë, pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi 6 mijë e 874 raste me të infeksionit në 24 orët e fundit, shifër rekord kjo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat