Zvicra dhe Austria befasohen nga bora e hershme, priten 25 centimetra reshje

Evropë

Zvicra dhe Austria befasohen nga bora e hershme, priten 25 centimetra reshje

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Banorët në disa pjesë malore të Austrisë dhe Zvicrës janë befasuar nga reshjet e hershme të borës, të cilat zakonisht në ato rajone vijnë në fund të tetorit e jo në fund të shtatorit.

Agjencia Zvicerane e Meteorologjisë tha të shtunën se në qytezën Montana, që shtrihet në jug të kantonit Valais, priten reshje bore në trashësi prej 25 centrimetrash, që do të ishte rekord i ri për këtë periudhë të vitit.

Ndryshimi i motit erdhi pas rënies së konsiderueshme të temperaturave dhe reshjeve të mëdha, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet dolën në terren në dy vendet alpine për t’i pastruar rrugët që ishin bllokuar nga bora dhe akulli.

Në disa pjesë të Austrisë, reshje të borës pati edhe në 550 metra lartësi mbidetare.

Zakonisht, bora e parë pas verës në Alpe bie në pjesën e dytë të tetorit, kur temperatura bie nën 10 gradë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat