Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Evropë

Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:49
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, Holanda regjistroi 2,995 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në mbi 100,000 persona, shkruan Reuters.

Gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe tetë raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 6,374.

Në fazën e parë të pandemisë, Holanda qëndronte nën hijen e Belgjikës, shtet që kishte shënuar numër të madh të infektimeve për një milion banorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat