Vatrat e reja të Covid 19/ Francë, në shkolla dhe universitete

Evropë

Vatrat e reja të Covid 19/ Francë, në shkolla dhe universitete

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Në Francë, ku një ekspert i njohur ka paralajmëruar se vala më e fundit e pandemisë mund të gjunjëzojë vendin dhe të stërmundojë punonjësit e shëndetësisë, e përditshmja Le Monde raporton se një e treta e vatrave të reja të koronavirusit janë në shkolla dhe universitete.

Shifrat më të fundit nga zyrtarët e shëndetësisë tregojnë se 32 për qind nga gjithsej 899 vatra të reja infektimi që janë nën hetim, lidhen me shkolla dhe universitete.

Patrik Bouet, shef i këshillit kombëtar të urdhërit të doktorëve, tha ndërkohë për të përjavshmen Journal du Dimanche: Vala e dytë po bjen më shpejt nga sa ne kishim menduar.

Kufizime të reja për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes janë vendosur në zonat më të goditura të vendit, përfshirë qytetin mesdhetar të marsejës dhe rajonin e parisit, por ato janë pritur me rezistencën e banorëve lokalë. Bouet, tha për gazetën se paralajmërimet e dhëna këtë javë nga ministri i shëndetësisë Olivier Veran, nuk ishin dëgjuar sic duhet. Ky i fundit tha të mërkurën se virusi sars cov 2 tani ishte aktiv në dy të tretat e vendit. Ai paralajmëroi se situata në të gjithë vendin ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe shqetësuese ishte situata në spitale ku mbi 6 mijë pacientë janë të shtruar. Më shumë se gjysma e vendit tani në francë është shpallur zonë e kuqe, ku koronavirusi qarkullon në mënyrë aktive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat