​Luftimet Armeni-Azerbejxhan, Bashkimi Evropian kërkon armëpushim urgjent

Evropë

​Luftimet Armeni-Azerbejxhan, Bashkimi Evropian kërkon armëpushim urgjent

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 18:36
Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell u ka bërë sot thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit t’i japin fund konfliktit ushtarak dhe t’i kthehen tavolinës së bisedimeve si zgjidhja e vetme e mundshme.

Borrell ka diskutuar sot me ministrat e këtyre dy vendeve, në të cilin ka theksuar rëndësinë e armëpushimit të menjëhershëm.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin, Rruga e vetme për të ecur përpara është që të kthehen në tavolinën e negociatave pa parakushte nën udhëheqjen e Grupit të Minskut OSBE”, ka shkruar ai në Twitter.

Luftimet Armeni-Azerbajxhan kanë shpërthyer rreth rajonit separatist të Nagorno-Karabakut. Luftime të ashpra shpërthyen në mëngjes në rajonin që ndodhet brenda Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga Armenia që nga viti 1994 në fund të një lufte separatiste.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë i shkaktoi luftimet, më të rëndat që nga përleshjet në korrik, duke lënë 16 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryetari i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, u bëri thirrje palëve të ndalojnë luftimet.

Negociatat e pasuksesshme prej kohësh për zgjidhjen e statusit të territorit janë kryer nën kujdesin e OSBE-së.

Konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit filloi në shkurt 1988, kur rajoni autonom i Nagorno-Karabakut deklaroi shkëputjen nga Azerbajxhani.

Gjatë konfliktit 1992-1994, Azerbajxhani humbi kontrollin e Nagorno-Karabakut dhe shtatë rajoneve fqinje. Negociatat për një zgjidhje paqësore të konfliktit janë zhvilluar që nga viti 1992 brenda Grupit të Minsk të OSBE-së, të kryesuar nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Franca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat