Moti i keq në Itali/ Shira, erë dhe dëborë

Evropë

Moti i keq në Itali/ Shira, erë dhe dëborë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Moti i keq që prej ditësh parashikohej në Itali ka prekur sot gadishullin duke u shoqëruar me erëra të forta, shira të dendur dhe dëborë në zonat malore. Kjo situatë ka prekur kryesisht pjesën qendrore të vendit, ku në lagunën e Venecias dallgëzimi arriti nivele maksimale, që nesër priten deri në 105 centimetër.

Ndërkohë në Sarno po vërehen situata komplekse dhe është dashur ndërhyrja e emergjencave dhe evakuimi i disa zonave të qytetit.

Mbrojtja Civile ka bërë të ditur se duke nisur nga mbrëmja e së dielës do të ketë reshje të dendura dhe shumë intensive të shoqëruara nga rrufe dhe erëra të forta në zonën e Emilia-Romagnas dhe Veneto. Erëra të forta priten edhe në Abruzzo, Molise, Friuli Venezia Giulia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat