Situata me COVID-19, nga sot masa kufizuese shtesë në Mal të Zi

Evropë

Situata me COVID-19, nga sot masa kufizuese shtesë në Mal të Zi

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Për shkak të gjendjes së rënduar me koronavirus, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka propozuar vendosjen e masave shtesë për të parandaluar përhapja e këtij infeksioni. Masat janë në fuqi prej sot.

“Masat e miratuara do të sigurojnë që ne të parandalojmë përhapjen intensive të epidemisë në gjysmën e parë të tetorit dhe të ruajmë shëndetin dhe jetën e popullsisë,” thonë nga ISHP, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen masave.

Nga sot deri më 12 tetor, për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit, në Nikshiq, Berane dhe Andrijevica, do të ndalohet dalja nga shtëpitë nga ora 22:00 deri në 5:00 të mëngjesit dhe do të ndalohet funksionimi i objekteve të hotelerisë dhe vizitat në shtëpi.

Prej sot në Rozhaje ndalohet puna e objekteve të hotelerisë dhe vizitat nëpër shtëpi.

Në Kotor, Budvë, Podgoricë dhe Plevla nga 28 shtatori deri më 12 tetor, objektet e hotelerisë kanë të drejtë të punojnë vetëm deri në orën 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat