Kushdo që refuzon të vetë-izolohet në Angli do të gjobitet me 10 mijë funte

Evropë

Kushdo që refuzon të vetë-izolohet në Angli do të gjobitet me 10 mijë funte

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:46
Foto Ilustrim

Nga e hëna kushdo që refuzon të vetë-izolohet në Angli, do të gjobitet me nga 10 mijë funte, raportojnë autoritetet.

Sipas medieve të huaja,  secili që rezulton pozitiv me COVID-19 ose personat që kanë qenë rast kontakti me të infektuarit e kanë për detyrë të vendosen në karantinë.

Masa e re e cila hyn në fuqi në fillim të kësaj jave erdhi pasi një studim tregoi se vetëm 18 për qind e njerëzve që shfaqën simptoma ishin izoluar në vend.

Ndërkohë, qeveria premtoi se do të furnizojë punonjësit e frontit të parë më pajisje themelore për të luftuar pandeminë edhe gjatë stinës së dimrit.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në Britani të Madhe u rrit në 437 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 42 mijë persona.

Deri më tani, sipas Worldometers rreth 33 milionë njerëz në botë janë diagnostikuar me COVID-19, ndërsa numri i viktimave është rreth një milion.

Vendi më i goditur në botë raportohet të jetë SHBA-ja me shtatë milionë raste gjithsej, pasuar me Indinë e cila i ka gjashtë milion të prekur dhe Brazili cili i ka regjistruar 4.7 milionë të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat