Azerbajxhani lëshon “paralajmërimin e fundit” për Armeninë

Evropë

Azerbajxhani lëshon “paralajmërimin e fundit” për Armeninë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 10:28
Azerbajxhani lëshon “paralajmërimin e fundit” për Armeninë

Azerbajxhani sot ka lëshuar “një paralajmërim të fundit” për Armeninë, e cila po vazhdon të sulmojë vendbanimet civile.

Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë tha se qyteti azerbajxhanas Terter ka qenë nën zjarr nga forcat armene që nga mëngjesi i sotëm.

“Ministria e Mbrojtjes i jep paralajmërimin e fundit Armenisë se masat e duhura si kundërpërgjigje do të merren kundër tyre nëse është e nevojshme”, theksohet në deklaratë.

Ministria po ashtu publikoi pamje ajrore të shkatërrimit të tankeve armene dhe automjeteve të blinduara gjatë përleshjeve.

Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën herët në mëngjes pasi forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, i cili njihet gjithashtu si Malësia e Karabakut.

Marrëdhëniet midis dy ish-shteteve sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së, bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Një armëpushim u dakordua në vitin 1994.

Franca, Rusia dhe NATO, ndër të tjera, kanë kërkuar ndalje të menjëhershme të përleshjeve në rajonin e okupuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat