Opozita serbe: Terror i regjimit të Vuçiqit, Serbia ka rënë nga kategoria e shteteve demokratike

Evropë

Opozita serbe: Terror i regjimit të Vuçiqit, Serbia ka rënë nga kategoria e shteteve demokratike

Nga: D.G. Më: 28 shtator 2020 Në ora: 12:12
Opozita i numëron skandale të panumërta: Aleksandar Vuçiq

Pas analizave gjithnjë e më të shpeshta ndërkombëtare të pafavorshme të gjendjes së demokracisë në Serbi, Partia e re e Serbisë vlerësoi se shteti nën regjimin aktual të SNS-së po fundoset gjithnjë e më shumë dhe se "terrori i regjimi i Aleksandër Vuçiq bëri që Serbia të bjerë nga kategoria e shteteve demokratike".

Analiza e fundit e Institutit V-Dem, pranë Universitetit të Gothenburgut në Suedi, e renditi Serbinë në mesin e vendeve ku autokracia është forcuar më shumë në dhjetë vitet e fundit, dhe për Partinë e Re është veçanërisht shkatërruese që Serbia, si një autokraci e zgjedhore, renditet në vendin e 139-të nga 179 vende, "poshtë Maqedonisë Veriore, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë, madje edhe nën të ashtuquajturën Kosovë".

"Pas raportit të Freedom House-it, si dhe organizatave të tjera të shumta ndërkombëtare, nuk mund të thuhet se publiku vendas u befasua ose në mosbesim, sepse mungesa e demokracisë dhe shkelja e të drejtave të njeriut është një realitet që kemi jetuar për më shumë se tetë vjet," thuhet në deklaratë.

Partia e re tërheq vërejtjen se mu forcimi i korrupsionit dhe ndikimi i interesave private, si dhe abuzimi me pushtetin dhe taktikat e terrorit të regjimit Aleksandar Vuçiqit çuan që Serbia të binte nga kategoria e demokracive dhe të binte nën autokraci, që është gjë shkatrrimtare për një shtet i cili me të madhe do të duhej të jetë në rrugën e saj të qartë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

"Helikopteri, Savamala, vrasja e Oliver Ivanoviqit, Dolevaci, diploma false, halla nga Kanadaja, shkelja e mediave, vjedhjet e zgjedhjeve dhe skandale të panumërta të tjera janë ato që e çuan Serbinë, hap pas hapi, në zhytjen e plotë nën regjimin e një njeriu që e sheh veten si një sulltan", transmeton "Danas" deklaratën e Partisë së re.

Kjo parti bën thirrje që bisedimet e filluara së fundmi midis partive dhe lëvizjeve të opozitës jo vetëm që duhet të vazhdojnë, por edhe të intensifikohen, në mënyrë që të rezultojnë në krijimin e forcave të forta liberale dhe socialdemokrate, të cilat do të dalin me kërkesa të qarta dhe propozime konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat