Vazhdon lufta në Azerbajxhan, vriten 28 separatistë armenë të Karabakut

Evropë

Vazhdon lufta në Azerbajxhan, vriten 28 separatistë armenë të Karabakut

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:58
Foto Ilustrim

Zyrtarët e territorit të Nagorno-Karabakut, i cili kontrollohet nga armenët etnikë, thanë se 28 luftëtarë të tyre janë vrarë vetëm të hënën gjatë luftimeve kundër forcave të Azerbajxhanit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vrarëve në mesin e këtyre trupave separatiste shkoi në 59, shkruan Reuters.

Forcat armene dhe azere e sulmuan njëra-tjetrën me artileri të rëndë për ditën e dytë me radhë të hënën për shkak të mosmarrëveshjes rreth kufirit në rajonin e kontestuar.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Kombet e Bashkuara, Francën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Ndërkohë Turqia e ka akuzuar Armeninë për pushtim të territoreve të Azerbajxhanit dhe ka thënë se do ta pëkrahë këtë të fundit në çdo formë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat