Merkel viziton në spital opozitarin rus i cili u helmua me Novichoke

Evropë

Merkel viziton në spital opozitarin rus i cili u helmua me Novichoke

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:33
Navalny

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë një vizitë personale politikanit rus Alexei Navalny, i cili njihet edhe si kritik i Kremlinit.

Navalny i cili është helmuar në mënyrë të dyshimtë, është duke u trajtuar në njërin nga spitalet e Berlinit, shkruan Reuters.

Kjo vizitë e Merkelit mund ta shqetësojë Moskën, e cila hedh poshtë gjetjen e ekspertëve gjermanë, francezë dhe suedezë, që thonë se Navalny është helmuar me një agjent nervor në Rusi gjatë muajit të kaluar.

Gjermania ende është në pritje të një shpjegimi nga ana e qeverisë ruse lidhur me rastin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat