Një fshat në Rumani zgjedh për kryetar personin që vdiq nga COVID-19

Evropë

Një fshat në Rumani zgjedh për kryetar personin që vdiq nga COVID-19

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 17:56
Rumani

Një fshat në Rumani zgjedh për kryetar personin që vdiq nga COVID-19

Pasi ia dhanë fitoren Ion Alimanit në zgjedhjet për kryetar fshati, banorët e fshatit të vogël në jug të Rumanisë shkuan në varrin e tij për të ndezur qirinjtë, raporton agjencia AP.

Aliman është rizgjedhur kryetar për mandatin e tretë në fshatin Deveselu, ndonëse vdiq si pasojë e komplikimeve nga COVID-19 vetëm dhjetë ditë para zgjedhjeve komunale në Rumani.

Vdekja e tij ndodhi vonë dhe nuk ishte e mundur të hiqej emri i tij nga zgjedhjet, por lajmi i vdekjes së tij u shpërnda shpejt nëpër fshat, që është shtëpi e vetëm mbi 3000 banorëve.

Aliman do të festonte ditëlindjen e 57-të në ditën e zgjedhjeve.

Për të nderuar njeriun e admiruar, fshatarët ne Deveselu, shkuan në pikat e votimit dhe ia dhanë votën Alimanit.

Rezultatet preeliminare të zgjedhjeve të dielën mbrëma treguan se Aliman ka fituar 1057 vota nga 1600 të mundshme në Deveselu. Një grup i fshatarëve shkuan te varri i tij dhe ndezën qirinj për ta nderuar atë.

“Kjo është fitorja e jote”, thanë ata.

Aliman ishte anëtarë i Partisë Social Demokrate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat