“Në Mesdhe nuk jemi mysafirë, por pronarë”, Erdogan me tone kërcënuese: Nuk ka paqe nëse lihet anash Turqia

Evropë

“Në Mesdhe nuk jemi mysafirë, por pronarë”, Erdogan me tone kërcënuese: Nuk ka paqe nëse lihet anash Turqia

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:00
Recep Tayyip Erdogan

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë vijojnë të ashpërsohen, teksa asnjëra palë nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve. Ditën e sotme, presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, i është drejtuar me një mesazh të fortë Greqisë, duke i thënë se Turqia nuk është mysafire në Meshe, por është pronare.

“Turqia është një vend mesdhetar. Ne nuk jemi mysafirë, por pronarë. Ne jemi pro paqes dhe bashkëpunimit, por kundër asaj që është bërë. Problemi në Mesdhe mund të zgjidhet me bashkëpunimin e të gjitha vendeve. Nuk do të ketë paqe në Mesdheun Lindor, në çdo përpjekje që lë anash Turqinë dhe Turqit Qipriotë”, është shprehur Erdogan.

Më tej, Kreu i Shtetit Turk ka thënë se ka interesa ekonomike prapa provokimeve në Mesdheun Lindor. “Disa e kanë kthyer Mesdheun në një varrezë refugjatësh“, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat