Moti i keq në Greqi, 3 të zhdukur në Mitilini

Evropë

Moti i keq në Greqi, 3 të zhdukur në Mitilini

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 22:24
Foto

Autoritetet greke njoftojnë se 3 persona rezultojnë të zhdukur mbas përmbysjes së një varke peshkimi në ishullin e Mitilinit.

Sipas rojes bregdetare greke,barka në të cilën ata ndodheshin,u përmbys si pasojë e motit të keq dhe dallgëve  të larta të detit.

3 peshkatarët në bordin e saj,rezultojnë të humbur dhe me gjasa janë mbytur në ujërat e trazuara të Egjeut. Mes të zhdukurve është edhe një femër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21.45 sipas orës lokale,kur një stuhi e fortë breshëri dhe ere mbuluan Egjeun veri-lindor.

Reshjet kanë shaktuar edhe rreshqitje dheu dhe janë dëmtuar disa banesa  në zonën Kaloni  të ishullit.

Autoritetet kanë paralajmëruar nje tre ditësh me mot të keq dhe stuhi që do të mbulojnë vendin.

Pak ditë me parë një tjetër stuhi goditi vendin duke  shkaktuar 2 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat