Gjermania synon të shtrëngojë masat për të parandaluar rritjen e rasteve me COVID-19

Evropë

Gjermania synon të shtrëngojë masat për të parandaluar rritjen e rasteve me COVID-19

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Qeveria gjermane dëshiron të shtrëngojë masat për lejimin e tubimeve, për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit në Gjermani, raporton Reuters, bazuar në një draft-rezolutë të parë para takimit të kancelares Angela Merkel me krerë të shtetit.

Gjermania është përballur shumë më mirë se shtete tjera evropiane me pandeminë deri tash, por Merkeli u ka thënë liderëve të hënën se pandemia mund të prekë deri 19200 persona në ditë nëse trendi aktual vazhdon.

Nën strategjinë e re, qeveria dëshiron të shtrëngojë masat e lejimit të tubimeve në 25 persona në ndeja private dhe 50 persona në hapësira publike, në vendet ku shkalla e infeksionit është 35 për 100 mijë banorë në periudhë prej një jave, sipas draftit.

Mund të hyjë në fuqi edhe ndalimi i shërbimit të alkoolit.

Nëse shkalla e infeksionit prek 50-shin në 100 mijë banorë për periudhë njëjavëshe, festimet në hapësira private do të reduktoheshin në vetëm 10 persona, ndërsa ato në hapësira publike në 25.

Gjermania deri tash ka 288 mijë raste pozitive, me 9468 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat