Bie shifra ditore e të infektuarve me koronavirus në Itali

Evropë

Bie shifra ditore e të infektuarve me koronavirus në Itali

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:14
Foto Ilustrim

Italia ka raportuar 1,494 raste të reja me koronavirus në 24-orëshin e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të hënën.

Ndërkaq, vendi ka pasur edhe 16 vdekje të reja, për të cilat dyshohet se kanë qenë të infektuara me virusin që shkakton sëmundjen Covid-19, raporton la Republicca.

Shifrat e sotme të të infektuarve e çojnë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Gadishull në 311,364.

Numri i pacientëve të pranuar në njësitet e kujdesit intenziv nëpër spitalet italiane është rritur për 10 më shumë për një ditë, duke çuar kështu shifrën akumulative në 264. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat