Serbia, vend kyç për hyrjen e Kinës në Evropë, çka përfiton Vuçiqi?

Evropë

Serbia, vend kyç për hyrjen e Kinës në Evropë, çka përfiton Vuçiqi?

Nga: D.G. Më: 30 shtator 2020 Në ora: 09:59
Aleksandar Vuçiq dhe Xi Jinping

"Kina, autoritetet e tanishme serbe dhe elita përreth kryetarit Vuçiq përfitojnë më së shumti nga huatë kineze - të cilat i paraqiten publikut serb si investime bujare," i ka thënë Zërit të Amerikës Donatienne Ruy, njëra nga autorët e raportit "Të bëhesh klient i shtetit - rasti i Serbisë ”, botuar së fundmi nga Qendra e Uashingtonit për studime strategjike dhe ndërkombëtare (CSIS).

Në këtë studim, katër ekspertë të kësaj organizate jo-qeveritare amerikane shqyrtojnë shkallën e ndikimit kinez në sferën e politikës, ekonomisë dhe teknologjisë - dhe efektet dhe pasojat që mund të kenë në shtet, shoqëri, por edhe mjedis dhe shëndetin e popullatës.

"Ajo që kemi përfunduar në raport është se fjala është, në një farë mënyre, për marrëdhënie me dobi reciproke  midis Serbisë dhe Kinës. Sepse Serbia është një vend kyç në përpjekjet e Kinës për të investuar më shumë në Evropë, pasi përfaqëson një lidhje midis Mesdheut dhe Evropës Qendrore, për shkak të madhësisë së territorit të saj dhe lidhjeve me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për Serbinë, autoritetet e saj marrin hua nga Kina, të cilat i paraqesin si investime të rëndësishme të huaja. Bazuar në këtë, qeveria mund të thotë se shumë para po vijnë në vend për investime në infrastrukturë - për të cilat ai vend ka nevojë. Nga ana politike, kjo i jep kryetarit Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij një lloj roli patronizues", tha Donatien Rui - fushat e ekspertizës së të cilës janë Bashkimi Evropian, ndikimi i Rusisë në Evropë, si dhe Evropa Jugore dhe Mesdheu.

Ajo tregon se angazhimi i Kinës, përmes iniciativës "Brezi dhe rruga", e cila përfshinte të paktën shtatëmbëdhjetë vende evropiane (përfshirë një numër të madh të anëtareve të Bashkimit Evropian), në shikim të parë ka një aspekt pozitiv që plotëson nevojat për ndërtimin e infrastrukturës.

"Mirëpo, kjo ka të bëjë vetëm me kreditë në para që pa dyshim duhet të kthehen. Pra, barra e borxhit po rritet, dhe në të njëjtën kohë, ato para nuk shpenzohen plotësisht në mënyrë transparente dhe ndihmojnë në forcimin e pushtetit të Partisë Progresive Serbe në pushtet. Gjithashtu, ndërhyrja kineze ka një ndikim në mjedis. Kina ka investuar shumë në sektorin e energjisë në Serbi dhe ato investime nuk i plotësojnë standardet mjedisore - ato nuk janë të pastra. Po ashtu, në sektorin e teknologjisë në Serbi, kryesisht në Beograd, janë zbatuar teknologjitë e mbikëqyrjes - domethënë, sistemi i importuar kinez i mbikëqyrjes, i cili ndryshon në standarde, ose është në kundërshtim me sistemet e përdorura në Evropë ose Shtetet e Bashkuara ", nënvizon Rui.

Se si e mori Kina primatin e investimeve në Ballkan, Rui thotë se nuk mund të pohojë se kushdo qoftë i ka mbyllur sytë.

"Në Ballkanin Perëndimor, ekzistonte një nevojë e madhe për investime në infrastrukturë, në sektorin e energjisë dhe që hapësira nuk ishte mbushur nga amerikanët - apo nga investime të Bashkimit Evropian. Duhet të theksohet se fondet e para-anëtarësimit janë financiarisht shumë më të vogla se paratë që, për shembull, vijnë nga Kina ose Rusia. Nëse do t'u kërkoni vendeve të Ballkanit Perëndimor të marrin para nga fondet e para-pranimit - është e nevojshme të kaloni kontrolle më serioze dhe të siguroni garanci. Duhet të plotësohen më shumë standarde dhe disa nga proceset burokratike janë më të komplikuara. Pra, është më e lehtë për disa të arrijnë një marrëveshje me një kompani kineze dhe të marrin një kredi nga Kina. Duke pasur parasysh këtë, mund të kuptohet pse investimet kineze janë më tërheqëse. Nga pikëpamja kineze, Ballkani Perëndimor është thelbësor për iniciativën e autoriteteve kineze "Brezi dhe rruga" për shkak të lidhjes së tij me Mesdheun dhe pjesën tjetër të Evropës", thotë, ndër tjera Rui.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat