Disney do të pushojë nga puna rreth 28 mijë punëtorë

Evropë

Disney do të pushojë nga puna rreth 28 mijë punëtorë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Disney do të pushojë nga puna afërsisht 28 mijë punëtorë, nga pandemia e koronavirusit.

Rreth dy të tretat e punëtorëve të pushuar nga puna do të jenë punëtorë me kohë të pjesshme, tha kompania në një deklaratë.

Disney mbylli parqet e veta në të gjithë botën kur filloi të përhapet koronavirusi këtë vit.

Të gjithë përveç Disneyland, me nofkën Vendi më i Lumtur në Tokë u rihapën, megjithëse kompania u detyrua të kufizonte numrin e vizitorëve për të lejuar distancën fizike.

Walt Disney World në Florida kishte punësuar 77 mijë punëtorë me kohë të plotë dhe të pjesshme para pandemisë, ndërsa Disneyland në Kaliforni punësoi 32 mijë.

Disney nuk zbuloi sa punonjës të tjerë amerikanë punojnë në njësinë e parqeve, që përfshin produkte të konsumit, linja udhëtimi dhe të tjera bizneset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat