Edhe një vend në regjion ndalon punën e dyqaneve të dielave

Evropë

Edhe një vend në regjion ndalon punën e dyqaneve të dielave

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:56
Lubjana

Parlamenti slloven ka vendosur: Shumica e dyqaneve nuk do të jenë më të hapura të dielave dhe festave
Projekt-ligji u paraqit katër muaj më parë nga partia opozitare Ljevica (L)

Dyqanet në Slloveni në të ardhmen do të jenë të mbyllura të dielave dhe në festat zyrtare, pasi që pas dy javësh të hyjë në fuqi ligji i miratuar nga parlamenti mbrëmë, e për të cilin edhe shumë deputetë nga partitë e opozitës votuan për të së bashku me koalicionin qeverisës.

Si përjashtim, ligji përcakton që të dielave dhe festave, dyqanet me sipërfaqe më të vogël se 200 metra katrorë, si dhe dyqanet brenda spitaleve dhe pikave të karburantit, ato në pikat kufitare, në porte dhe aeroporte, stacione hekurudhore dhe autobusësh, mund të vazhdojnë të punojnë, me kushtë që në to të punojnë vetë pronarët ose studentë apo pensionistë të angazhuar me honorar.

Projekt-ligji u paraqit katër muaj më parë nga partia opozitare Levica (L), duke pretenduar se ndalimi i punës të dielave dhe pë festa zyrtare gjatë pandemisë së koronavirusit duhet të zgjatet ligjërisht pas përfundimit të krizës së koronës, por nuk kishte asnjë marrëveshje në atë kohë, kështu që parlamenti e pranoi atë vetëm tani, kur koalicioni qeverisës dhe një pjesë e partive të opozitës ranë dakord për të.

Ligjin e votuan 72 deputetë dhe 13 ishin kundër.

Në një referendum jo-detyrues, sllovenët mbështetën ndalimin e punës së dyqaneve të dielën qysh më 2003, kur 57 përqind ishin pro dhe 43 përqind kundër. Por, kjo u kontestuat nga punëdhënësit në Gjykatën Kushtetuese, kështu që dyqanet e mëdha mund të zgjidhnin dhjetë javë në vit kur do të ishin të mbyllura për klientët, ndërsa kanë punuar të dielave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat