Serbja gjendet e vdekur në Budvë, e vrau i dashuri i saj..?

Evropë

Serbja gjendet e vdekur në Budvë, e vrau i dashuri i saj..?

Nga: D.G. Më: 30 shtator 2020 Në ora: 13:00
Hetimi në vendin e krimit

Këtë mëngjes në orën 6.35, policia gjeti trupin e I. J. (44) nga Kragujevci i Serbisë, në vendbanimin Podliçak në Budvë të Malit të Zi.

Sipas portalit CDM, policia u ka thënë se shkaku i vdekjes po përcaktohet.

Në ndërkohë, një person u ndalua për mbledhjen e informacioneve në lidhje me rastin, dhe këtij portali iu tha jozyrtarisht se ishte partneri i saj jashtëmartesor.

"Vijesti" i Podgoricës raporton se burri u ndalua nën dyshimin se ai e vrau atë dhe se bëhej fjalë për shtetas të huaj që morën me qira një apartament në Podliçka afër Przhnos.

Prokuroria dhe policia zhvilluan një hetim dhe trupi u dërgua për autopsi.

Hetimet vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat