Diplomatja armene përgënjeshtron Vuçiqin

Evropë

Diplomatja armene përgënjeshtron Vuçiqin

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:55
Aleksandar Vuçiq

Një diplomate armene ka thënë në televizionin serb N1 se Serbia dhe Rusia po furnizojnë me armatim të dy palët ndërluftuese në Kaukaz. Madje pretendon se të dy shtetet favorizojnë Azerbajxhanin duke përmendur se ideja që rusët e serbët favorizojnë armenët është vetëm mit. Kjo deklaratë bie ndesh me atë të presidentit serb Vuçiq, që kishte mohuar publikisht që Serbia i ka shitur armë armenëve, e as azerëve.

“Serbia ka eksportuar më shumë armatim në Azerbajxhan sesa në Armeni, dhe kjo shihet në sasinë e armatimit që ka arritur në Azerbajxhan, që ka pranuar armë më të përparuara. Disa herë i kam verifikuar këto të dhëna nga disa burime para kësaj bisede. Njëjtë vlen edhe për Rusinë. Është një mit që Rusia e ndihmon Armeninë. Në të vërtetë Rusia ndihmon të dy palët dhe këtë e arsyeton me interesin tregtar”, i ka thënë diplomatja armene Sosi Tatkijan televizionit N1.

Rusia dhe Izraeli janë furnizuat kryesor të armatimit për Azerbajxhanin. Paramendoni Izralei, që po ashtu, ka përjetuar gjenocid sikur armenët. Për këtë arsye mendoj se nuk duhej ta bënin, posaçërisht pasi po ju shesin armatim modern. Pra nuk është e vërtetë që Serbia ju ka shitur armatim vetëm Armenisë. Ajo që ka dalë në media është vetëm marrëveshja e më e fundit, por fakti është se Serbia i ka shitur armatim si Armenisë po ashtu edhe Azerbajxhanit”, tha Taktijan.

Ajo tha po ashtu se OSBE ka ndërmjetësuar armëpushimin mes Azerbajxhanit, Armenisë dhe Nagrono-Karabhak, që u ruajt këtë mjaft me sukses.

“Me të nisur Azerbajxhani të shfrytëzoj paratë e gazit dhe naftës dhe ta investoj në ushtri, filluan edhe të besojnë se mund të zgjidhin me konflikt të armatosur” tha ajo dhe shtoi se propaganda kundër Armenisë në Azerbajxhan është diçka normale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte mohuar në paraqitjet e tij në media se Serbia ka furnizuar me armatim palët ndërluftuese në Kaukaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat