Rritet numri i rasteve ditore me koronavirus në Itali

Evropë

Rritet numri i rasteve ditore me koronavirus në Itali

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 19:17
foto ilustrim

Italia ka raportuar 1,853 raste me koronavirus në 24-orëshin e fundit, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë së vendit të mërkurën.

Gadishulli ka pasur edhe 19 vdekje të tjera lidhur me koronavirusin përgjatë ditës së mërkurë, bënë me dije i njëjti burim.

Shifra e përgjithshme e të infektuarve me koronavirus në vend ka shkuar në 314,861.

Në total, 3047 pacientë janë duke u trajtuar nëpër spitalet e Italisë për koronavirus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat