Tronditet Parisi, avioni kalon barrierën e zërit

Evropë

Tronditet Parisi, avioni kalon barrierën e zërit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Një avion ushtarak francez kapërceu bërrierën e zërit dhe alarmoi parizienët pasi ishte ngritur në fluturim për të ndihmuar një avion komercial që kishte humbur kontaktet në radio.

Lojtarët në turneun e tenisit French Open Grand Slam, ndërprenë lojën të habitur.

Kryeqyteti francez është ende i shokuar nga një sulm me thika javën e kaluar që u konsiderua një akt terrorist nga autoritetet. Ndaj policia francezë nxitoi t’i kërkonte banorëve që menduan se mund të kishte ndodhur një shpërthim, të mos telefononin shërbimet e emergjencave.

“Një Rafale, që ishte angazhuar në një operacion për të ndihmuar një avion që kishte humbur kontaktet, u autorizua të kapërcente barrierën e zërit për të arritur avionin në vështirësi”, tha një zëdhënës i forcave ajrore franceze.

Zhurma e lartë bëri që të dridheshin dritaret në të gjithë qytetin dhe shkaktoi panik tek banorët.

“Një zhurmë shumë e lartë është dëgjuar në paris. Nuk ishte një shpërthim por një avion luftarak që ka kapërcyer barrierën e zërit”, shkruante policia franceze në twitter duke i kërkuar njerëzve të qetësoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat