493 ditë pas zgjedhjeve, Belgjika bëhet me kryeministër të ri

Evropë

493 ditë pas zgjedhjeve, Belgjika bëhet me kryeministër të ri

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 20:29
Alexander de Croo

Lideri liberal Flamand, Alexander de Croo, do të jetë kryeministri i ri i belgjikës, në krye të një qeverie koalicioni të përbërë nga shtatë parti.

Lajmi është njoftuar të mërkurën, plot 16 muaj pas zgjedhjeve në vend. Rivali socialist i de Croo, Paul Magnette, konfirmoi se partitë kanë zgjedhur ministrin 44 vjeçar të financave si kryeministër. Ai do të bëjë vetimin të enjten para Mbretit të Belgjikës.

Duke zgjedhur një kryeministër flaman, qeveria e ardhshme shpreson të balancojë faktin se baza e saj parlamentare do të variojë nga partitë frengjishtfolëse e deri tek grupet hollandisht folëse në opozitë.

Belgjika nuk ka një shumicë qeverisëse prej 21 muajsh, që nga kolapsi qeverisë së ish kryeministrit Charles Michel dhe kanë kaluar 493 ditë që nga zgjedhjet në vend, që nuk arritën të zgjidhnin krizën. Liderët e shtatë partive u takuan mëngjesin e të mërkurës për të diskutuar mbi një program qeverisës si edhe emrat e anëtareve të kabinetit që do t’i prezantohen mbretit Philippe.

Belgjika në fakt ka një histori të gjatë destabiliteti politik dhe më herët ka qëndruar pa qeveri për 541 ditë në vitin 2010 dhe 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat