Erdogan: I gatshëm për dialog me Greqinë

Evropë

Erdogan: I gatshëm për dialog me Greqinë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:02
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në një letër dërguar drejtuesve të BE-së një ditë para Këshillit Europian, ku do të diskutohet për tensionet në Mesdheun Lindor dhe sanksionet e mundshme kundër Ankarasë, theksoi se ishte i gatshëm për një dialog me Greqinë pa kushte paraprake.

Në mesazhin drejtuar krerëve të institucioneve në Bruksel dhe presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të BE-së, me përjashtim të Greqisë dhe Qipros, presidenti turk nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve BE-Turqi dhe progreset e realizuara në këtë drejtim nën qeverisjen e tij.

“Së fundi, marrëdhëniet tona janë përballur me sfida të reja, në sfondin e zhvillimeve në Mesdheun Lindor”, shkruan Erdogan duke theksuar si objektiv kryesor të Turqisë delimitimin e zonave të juridiksionit detar në mënyrë të drejtë.

“Gjetja e një zgjidhjeje paqësore dhe të drejtë për problemet në Mesdheun Lindor është përgjegjësia jonë e përbashkët”, përfundon presidenti turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat