Gjesti i pabesueshëm/ Pas 40 vjetësh, hajduti "komunist" i kthen rrogën e vjedhur një shoku

Evropë

Gjesti i pabesueshëm/ Pas 40 vjetësh, hajduti "komunist" i kthen rrogën e vjedhur një shoku

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:26
Ngjarja u regjistrua në Venecia të Italisë

Ndërgjegjja nuk njeh kohë: kjo është arsyeja pse një hajdut ndreqi gabimin për krimin e kryer 40 vjet më parë dhe ia ktheu paratë e vjedhura pronarit të ligjshëm.

Ngjarja u regjistrua në Venecia të Italisë, ku një ish-sindikalist dhe militant komunist tashmë në pension, Francesco Di Cataldo, gjeti një pako me 200 euro dhe një biletë që pranonte vjedhjen, në kutinë postare.

 Sipas viktimës, hajduti, i cili mbeti anonim, duhej të ishte një nga shumë shokët e partisë që frekuentonin shtëpinë e tij në atë kohë.

Ai e  fali hajdutin që i kishte vjedhur të gjithë pagën në fund të viteve 1970.

Kur u kthye në shtëpi, Di Cataldo gjeti një surprizë të këndshme: 200 euro - ekuivalenti aktual i pagës në atë kohë, 400 mijë lireta - dhe një shënim ku shkruhej: "Shumë vite më parë, kur jetonit pranë mbikalimit të Mestre, ju vodhën paratë. Kjo është shifra përkatëse".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat