Gjukanoviq: S’do të lejojmë krijimin e një Serbia të Madhe!

Evropë

Gjukanoviq: S’do të lejojmë krijimin e një Serbia të Madhe!

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 06:31
Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se ai do të kundërshtonte me të gjitha mjetet këdo që përpiqet të rrezikojë shtetin e Malit të Zi dhe lirinë tonë.

Gjukanoviq akuzon Kishën Serbe së po mundohet ta larogi Malin e Zi nga Perëndimi, duke e dërguar nga Rusia.

 “Kisha Ortodokse Serbe dëshironte ta tërhiqte Malin e Zi nga këto vlera dhe kjo politikë ruso-serbe me këmbëngulje dëshiron që Mali i Zi të bëhet një shtet serb, se Mali i Zi është një shtet që duhet të jetë brenda kornizës së sigurisë strategjike të Rusisë dhe interesave të politikës së jashtme. Pra, në retorikën e saj dhe gjatë fushatës, kjo politikë këmbëngulte që NATO është në të vërtetë Rajhu i Katërt, dhe se civilizimi Evropian është në të vërtetë një civilizim i vlerave të kalbura, dhe se Mali i Zi gabon kur insiston në miratimin e një sistemi evropian vlerash dhe arritjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Gjukanoviq.

Gjukanoviq thotë së është plotësisht e qartë se instrumenti kryesor i nacionalizmit të madh serb dhe interesave perandorake ruse në Ballkan, ishte Kisha Ortodokse Serbe. Popatë e Kishës Ortodokse Serbe kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë në përputhje me këto interesa nacionaliste, interesat e shtypjes së identitetit të Malit të Zi.

Presidenti i Malit të Zi tha se duhet t’i ndalojm projektët serbe në Ballkanin Perëndimor, nga të cilat projekti fillestar është Serbia e Madhe. Ai thotë se ideja ka mbështetjen e jo vetëm qarqeve nacionaliste nga Beogradi por edhe nga shteti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat