Madridi përsëri në izolim, shkak rritja e rasteve me COVID-19

Evropë

Madridi përsëri në izolim, shkak rritja e rasteve me COVID-19

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Qeveria spanjolle ka urdhëruar që Madridi të izolohet përsëri, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Sipas mediave spanjolle, do të izolohen zonat rreth kryeqytetit spanjoll, pasi që janë vendet ku së fundmi ka pasur rritje masive të rasteve.

Nën rregullat e reja, qytetarëve nuk u lejohet të dalin jashtë zone, duke përjashtuar vetëm udhëtimet e veçanta.

Gjatë kohës së izolimit qytetarëve do t’ju lejohet lëvizja për në punë, vizitat mjekësore kurse nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 6 personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat