Navalny: Putin fshihet pas helmimit tim

Evropë

Navalny: Putin fshihet pas helmimit tim

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:54
Alexei Navalny

Në një intervistë për mediat gjermane, Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin qëndron pas helmimit të tij të dyshuar dhe theksoi se ai nuk kishte frikë nga asgjë, raporton Reuters

Navalny u dërgua nga Rusia në Berlin në gusht pasi u sëmur gjatë një fluturimi. Ai u trajtua në spitalin Charite pas dyshimeve se ishte helmuar me një agjent nervor .

“Unë mendoj se Putin qëndron pas helmimit tim dhe nuk kam asnjë version tjetër të asaj që ka ndodhur”, tha Navalny për Der Spiegel.

Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Kremlini, i cili ka mohuar çdo përfshirje në helmimin e Navalvyt dhe tha se ende nuk ka parë prova të një krimi.

“Ti nuk ke dhimbje por e ndjen që po vdes”, tha Navalny në momentin që agjenti nervor filloi të kishte efektet e para tek ai.

Navalny  tha për Der Spiegel se do të kthehej në Rusi, duke shtuar se: “Detyra ime është tani të qëndroj i fortë, kjo është pikërisht ajo që do të bëj dhe nuk kam frikë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat