Tërmet dhe alarm për vullkan në Greqi

Evropë

Tërmet dhe alarm për vullkan në Greqi

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:48
Foto Ilustrim

Tërmeti i fortë prej 5.2 i shkallës Rihter është regjistruar në Greqi. Epiqendra e tërmetit ishte në Egjeun Jugor, afër Nisyros. Lëkundjet janë regjistruar në orën 14:05 (lokale) dhe aktualisht nuk ka raporte për dëme materiale.

Tërmeti kishte një thellësi prej 114 km dhe për shkak të thellësisë së madhe nuk u ndje në ishull, siç tha për protothema.gr profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës dhe presidenti i OASAP, Efthymios Lekkas.

Mediat greke raportojnë që fakti që ka një vullkan në Nisyros, detyron Mbrojtjen Civile të aktivizojë një protokoll të veçantë reagimi, me rezultatin që shërbimet tashmë janë vënë në gatishmëri.

Protokolli parashikon mobilizimin e shërbimeve për të zbuluar çdo rrëshqitje toke ose ngritje të valëve të detit.

Nisyros është një ishull në Egjeun jugor, i cili i përket grupit të Sporadave antike Jugore dhe ndodhet në veriperëndim të Rodosit, midis Kos, Tilos dhe Astypalea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat