Vatikani publikon shifrat financiare, premton transparencë

Evropë

Vatikani publikon shifrat financiare, premton transparencë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 18:24
Papa Françesku

Vatikani i ka publikuar sot shifrat më të detajuara financiare ndonjëherë, duke pranuar se mund të jetë mashtruar më herët, por u ka premtuar besimtarëve që janë shokuar nga skandali i parave se do të bëhet si “shtëpi qelqi” në transparencën e saj, ka thënë agjencia Reuters.

Ministri i Ekonomisë i Vatikanit, Juan Antonio Guerrero, ka thënë se asetet totale neto të Vatikanit në vitin 2019 ishin rreth 4 miliardë euro, që besohet se është hera e parë që është publikuar një shifër e tillë.

Ai foli në një intervistë për mediat e Vatikanit ndërsa është lëshuar një deklaratë e konsoliduar financiare me 12 faqe që u publikua nga Selia e Shenjtë, administrata qendrore e Kishës Katolike Romake.

Deklarata, e para që nga viti 2016, përfshin shifrat e rreth 70 departamenteve që mbikëqyrin qeverisjen e Kishës mbarë botërore, operacionet mediaike dhe ambasadat jashtë.

Nuk ka përfshirë shifrat e bankës së Vatikanit dhe muzeut të Vatikanit, që sjellin paratë më të mëdha.

Një shifër rreth 4 miliardë euro, që Guerrero ka dhënë në intervistë pa dhënë detaje.

Vatikani është zënë në një skandal, ku është përfshirë blerje nga Sekretariati i Shtetit i një ndërtese luksoze në Londër nëpërmjet disa lojtarëve të cilat i ka akuzuar se kanë qenë të paskrupullt.

Një nga figurat kyçe që ishte përfshirë në marrëveshjen në Londër, kardinali italian Angelo Becciu, deri në vitin 2018 ishte numër dy në Sekretariatin e Shtetit, u shkarkua nga Papa Francisi vitin e kaluar pas akuzave për përvetësim dhe nepotizëm. Becciu 72-vjeçar ka mohuar akuzat.

“Është e mundur se në disa raste, Selia e Shenjtë, pos që ka qenë e këshilluar keq, është edhe mashtruar”, ka thënë Guerrero.

Në qershor, Policia e Vatikanit ka arrestuar Gianluigi Torzin, një ndërmjetës italian që ishte pjesë e marrëveshjes në Londër dhe e ka akuzuar për zhvatje, përvetësim, mashtrim të rëndë dhe pastrim të parave. Torzi ka mohuar akuzat dhe u lirua përkohësisht. Pesë punonjës të Vatikanit humbën punën vitin e kaluar për marrëveshjen dhe janë ende duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat