Merr trenin drejt Londrës ndërsa ishte me Covid, deputetja kërkon falje: Pendohem thellë…

Evropë

Merr trenin drejt Londrës ndërsa ishte me Covid, deputetja kërkon falje: Pendohem thellë…

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:55
Margaret Ferrier

Deputetja e Partia Separatiste Kombëtare Skoceze (SNP), Margaret Ferrier, ka kërkuar falje për shkeljen e rregullave Covid, duke duke udhëtuar me tren drejt Londrës ndërsa ajo kishte simptoma të koronavirusit.

Ferrier thotë se simptomat e saj ishin “të lehta” dhe se në kohën kur ajo mori trenin për në Londër për të marrë pjesë në Parlament ishte “ndjerë shumë më mirë”. Ajo më vonë doli pozitive për virusin.

Deputetja thotë se ka njoftuar policinë.

“Pavarësisht se ndihem mirë, unë duhet të isha i izoluar ndërsa isha duke pritur rezultatin e testit dhe pendohem thellë për veprimet e mia,” thotë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat