Shkaku i koronavirusit, ish-presidenti ukrainas shtrohet në spital

Evropë

Shkaku i koronavirusit, ish-presidenti ukrainas shtrohet në spital

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 20:23
Petro Poroshenko

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 këtë javë, u shtrua sot në spital me pneumoni të dyfishtë, sipas bashkëshortes së tij.

“Petro është shtruar në një spital në Kiev”, tha Marina Poroshenko në një video të postuar në Facebook.

“Edhe pse bashkëshorti im ka pneumoni të dyfishtë, ai ka një vullnet të madh dhe po e tregon këtë duke luftuar kundër sëmundjes”, siguroi ajo.

Poroshenko, një nga më të pasurit në Ukrainë dhe që e drejtoi ish-republikën sovjetike nga 2014 në 2019, vuan nga diabeti, që është një faktor i provuar i sëmundshmërisë së lidhur me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat