18 vjeçarja gjendet e pajetë brenda universitetit

Evropë

18 vjeçarja gjendet e pajetë brenda universitetit

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 18:37
Newcastle

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Angli. 

Një 18-vjeçare është gjetur pa shenja jete në hollin e universitetit në Newcastle.

Policia tha se ata u thërritën nga mjekët ndihmës menjëherë pas orës 6 të mëngjesit ditën e shtunë.

“Hetimi është në një fazë të hershme, por nuk besohet të jetë një vdekje e lidhur me Covid-19,” raportoi policia.

“Në orën 6 të mëngjesit ditën e djeshme morën një telefonatë për një vajzë të rënë pa ndjenja. Shkuam menjëherë por ishte tepër vonë, po hetojmë mbi atë që ka ndodhur,” tha oficeri i policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat