Bieber godet Vuçiqin: Autokratit i mban të gjithë për tre muaj në pritje e pasiguri

Evropë

Bieber godet Vuçiqin: Autokratit i mban të gjithë për tre muaj në pritje e pasiguri

Nga: D.G. Më: 6 tetor 2020 Në ora: 13:36
Florian Bieber, Aleksandar Vuçiq

Megjithëse ishte e qartë pas zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit se si do të dukej qeveria, meqenëse Partia Progresive Serbe dhe satelitët e saj morën pjesë në to, Vuçiqit iu desh dramaturgjia, zvarritja dhe mbajtja në pezull, kështu që pas 106 ditësh ai vendosi të caktojë një mandatare për përbërjen e Qeverisë së Serbisë - Ana Bërnabiqin.

Një vonesë e tillë nuk ishte e qartë për askënd, madje as për profesorin Florian Bieber, i cili vuri në dukje arsyen e pritjes së tre muajve e gjysmë për emërimin e kryeministrit.

- Presidentit të Serbisë Vuçiç iu deshën tre muaj e gjysmë (nga 21 qershori deri më 5 tetor) për të caktuar kryeministren në largim Ana Bërnabiq për të filluar (!) formimin e qeverisë së re, ndërsa partia në pushtet (plus satelitët) ka 188 nga 250 vende (75 përqind) në parlament dhe partneri i tij i koalicionit edhe 32 vende të tjera. Pse të pritet kaq gjatë? - pyeti Florian Bieber dhe shton:

- Pritja pasqyron parëndësinë në rritje të institucioneve zyrtare, sepse presidenti dominon të gjitha aspektet e politikës. Është tregues i fuqisë së presidentit. Kështu, Vuçiç jep shenjë se ai ka fuqi dhe se të gjithë duhet të presin, dhe të gjithë ministrat mbeten në pasiguri, transmeton Bota Sot.

Në fund, Bieber konstaton:

- Vuçiqi e mban gjendjen e pritjes, në të cilën është e parëndomtë që ministrat dhe Qeveria të mos e bëjnë punën e tyre. Autokratët si Vuçiqi, ia dalin të bëjnë përjashtim - thekson profesori i shkencave politike dhe eksperti për Ballkanin nga Universiteti në Grac.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat