Franca planifikon të gjobisë mjekët që kryejnë “teste të virgjërisë”

Evropë

Franca planifikon të gjobisë mjekët që kryejnë “teste të virgjërisë”

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 21:51
foto ilustrim

Qeveria franceze ka në plan të burgos dhe të gjobit mjekët të cilët kryejnë “testet e virgjërisë”, të diskutueshme për martesat fetare tradicionale.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ideja është pjesë e projekt-legjislacionit që synon forcimin e vlerave laike dhe franceze si dhe luftimin e “separatizmit islamik” siç e quan presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ndërkohë, grupi francez i këshillave mbi abortin ANCIC thotë se ndalimi i “testeve të virgjërisë” kërkon punë më të gjerë arsimore.

Kombet e Bashkuara gjithashtu thonë se testet e tilla duhet të ndalen.

Ministria e Brendshme në Francë thotë se projektligji – ende jo i debatuar plotësisht nga politikanët francezë, propozon një vit burg dhe gjobë prej 15 mijë eurosh, për çdo profesionist mjekësor që lëshon një “certificate virgjërie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat