Videoja shokuese/ Mësuesi rreh nxënësin në klasë se refuzoi të vendoste maskën

Evropë

Videoja shokuese/ Mësuesi rreh nxënësin në klasë se refuzoi të vendoste maskën

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 14:36
Pamje nga video

Pamjet shokuese të një mësuesi i cili rreh me shpulla dhe kap për flokësh një nxënës pse refuzoi të vendosë maskën po indinjojnë rrjetin.

Videoja është filmuar nga një tjetër nxënës në klasë. Ngjarja është regjistruar në sot në mëngjes në institutin artistik të Teggiano, një provincë në Salerno.

“Gabon ti e gaboj dhe unë” dëgjohet të thotë profesori teksa qëllon me shpullë nxënësin 15 vjeçar të ulur në bankë.

Mësohet se nxënësi kishte protestuar se nuk donte të vendoste maskën dhe kishte filluar të debatonte me profesorin.

Nxënësi ka mbrojtur idenë se maska nuk është e domosdoshme nëse ruhet distanca me shokët. Kjo mesaduket ka nxehur profesorin I cili ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat