Nëna djeg me cigare të birin, sepse nuk i dëgjonte fjalën

Evropë

Nëna djeg me cigare të birin, sepse nuk i dëgjonte fjalën

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, pasi një djalë 5 vjeçar është dhunuar dhe torturuar nga nëna e tij dhe partneri i saj. Sipas mediave fqinje, 46-vjeçari me origjinë nga Egjipti së bashku me 25-vjeçaren dhunonin sistematikisht të miturin, si dhe duke e djegur me cigare.

Sipas aktakuzës, partneri ndëshkonte të miturin kur ai nuk i bindej dhe se e kërcënonte se do t’i digjte organet gjenitale. Mediat greke shkruajnë se ka qenë stafi i shkollës që ka vënë re neglizhencën sistematike ndaj fëmijës nga e ëma.

I mituri paraqitej në shkollë në gjendje të mjerueshme, nuk merrte ushqim me vete, si dhe detyrohej të qëndronte në shkollë pas mësimit.  Njëri prej mësuesve ka vënë re dëmtime tek këmbët e 5-vjeçarit, që sipas asaj që ka raportuar fëmija, janë shkaktuar pasi është kafshuar nga 46-vjeçari.

25-vjeçarja ka mohuar akuzat e bashkëpunimit me 46-vjeçarin, duke thënë se dëmtimet trupore të të miturit ishin shkaktuar nga aksidentet e vogla të zakonshme që prekin fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat