Biologu i njohur: Ku i keni mendët, pse 300 vdekje janë më të rëndësishme se 50.000?

Evropë

Biologu i njohur: Ku i keni mendët, pse 300 vdekje janë më të rëndësishme se 50.000?

Nga: D.G. Më: 9 tetor 2020 Në ora: 13:06
Miroslav Radman

Biologu kroat Miroslav Radman kritikoi ashpër theksimin e numrit të vdekjeve nga koronavirusi.

Radman, i cili është edhe shtetas francez, të enjten në Split i është dhënë medalje e shtetit francez Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit.

I pyetur si e komenton rritjen e pacientëve me koronavirus në botë dhe në Kroaci, ai tha se në Kroaci, si në shumicën e vendeve në botë, rreth një përqind e popullsisë vdes çdo vit, dhe lind i njëjti numër.

"Në Kroaci, rreth 50,000 njerëz vdesin çdo vit, që është pak më shumë se një përqind. Kur kësaj i shtojmë rreth 300 vdekje nga Covidi, kwto shifra janë 50,000 plus 300. Pse jemi kaq të emocionuar? A nuk wshtw njwsoj si kur vdiset nga kanceri...?", shtoi Radman.

Ai theksoi se nuk do të bëjë insinuata, por vetëm të vinte re shifrat themelore.

"Këtu do të bëja pyetjen, pse 300 vdekje janë më të rëndësishme se 50,000 vdekje? Disa do të përgjigjen sepse kanë frikë se mos 300 do të bëhen 30,000 ose 300,000. Kështu ju mund të supozoni gjithçka," tha Radman.

Ai shtoi se ai është për mendjen e shëndoshë, e cila, sipas tij, nuk është e mjaftueshme as në vendet më të zhvilluara.

"Mendja e shëndoshë është në rënie, sepse nëse nuk do të ishte në rënie, ne nuk do të merreshim aq keq me një problem relativisht banal të sëmundjeve infektive, të cilat kanë qenë shumë më të këqija në të kaluarën," përfundoi Radman, raporton Index.hr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat