Itali, artistët në protestë me 500 baule në Milano kundër masave Covid-19

Evropë

Itali, artistët në protestë me 500 baule në Milano kundër masave Covid-19

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 16:45
Foto

Rreth 500 baule brenda të cilave ndodhen instrumentet e nevojshme për të realizuar një event artistik, kanë mbushur pasditen e djeshme sheshin para Katedrales së Milanos.

Janë me mijëra artistë italianë të veshur me të zeza që protestuan për të denoncuar krizën në të cilën ndodhet bota e spektaklit për shkak të pandemisë Covid 19.

Statistikat zyrtare flasin se janë rreth 570 mijë italianë, punonjës në sektorin e botës së spektaklit e jo vetëm artistë, por dhe menaxher, prodcentë, punonjës skene, fonistë, teknikë e ekspertë në vështirësi ekonomike pasi masat anticovid prej shumë muajsh kanë pezulluar koncertet dhe eventet e artit e panairet.

Protesta në Milano me sloganin “baule në shesh” kërkon nga qeveria italiane rregulla të reja e ndihma ekonomike konkrete e mbi të gjitha  rinisjen e shfaqjeve artistike, eventeve e panaireve.

Rreth 1300 artistët kanë manifestuar në heshtje vetëm me duartrokitje të forta mbi valixhe për të dëshmuar se sektori i tyre është në paralizë e duke kërkuar që zëri i tyre, zhurma e shuplakave mbi baule, të dëgjohet nga qeveria.

Pandemia COVID 19 ka bërë që në Itali të anulohen koncertet e shumë këngëtarëve të njohur italianë, si Tiziano Ferro, Ligabue, Ultimo, Vasco Rossi etj.

Në Itali deri më sot është në fuqi dekretligji i majit 2020 sipas të cilit lejohet mbajtja e eventeve e spektakleve në të hapur deri në 1000 spektatorë dhe deri në 200 spektatorë në salla të mbyllura me kusht respektimin e distancimit të paktën mbi 1 metër.

Protesta “baule në shesh” do të mbërrij dhe në qytete të tjera italiane e është përkrahur nga mjaft këngëtarë të suksesshëm italianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat