Vuçiqi në Beograd pret Dodikun e Çoviqin, Izetbegoviqi i zemëruar

Evropë

Vuçiqi në Beograd pret Dodikun e Çoviqin, Izetbegoviqi i zemëruar

Nga: D.G. Më: 13 tetor 2020 Në ora: 08:43
Aleksandar Vuçiq e Milorad Dodik

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur mbrëmë anëtarin serb të Kryesisë së BeH-së, Milorad Dodik, dhe kryetarin e partisë Bashkësia demokratike kroate (HDZ) të BeH-së dhe zëvendëskryetarin e Dhomës së Kuvendit popullot të BeH-së, Dragan Çoviq.

"Biseda miqsh. Kryetari Vuçiq me anëtarin serb të Kryesisë së BeH-së, Milorad Dodik, dhe kryetarin e partisë HDZ-së së BeH-së dhe zëvendëskryetarin e Dhomës së Kuvendit popullot të BeH-së, Dragan Çoviq", është bërë e ditur në profilin në Instagram të kryetarit të Serbisë.

Sipas mediave, Vuçiç ka shtruar një darkë të veçantë për mysafirët, duke thënë se kjo është edhe një mundësi për të diskutuar situatën në rajon.

Kreu i Partisë së veprimit demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq, ka deklaruar se nuk është në rregull që kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq të ftonte anëtarin serb të Kryesisë së BeH-së Milorad Dodik dhe udhëheqësin e HDZ-së së BeH-së Dragan Çoviq në Beograd, por jo edhe përfaqësuesin politik të boshnjakëve.

"Vuçiç nuk i ftoi të tre, por dy. Beogradi dhe Zagrebi nuk duhet ta bëjnë këtë. "Stoli trekëmbësh boshnjak nuk mund të qëndrojë në dy këmbë," tha Izetbegoviq pas mbledhjes së Kryesisë së SDA-së.

Ai shtoi se do t'i ishte përgjigjur ftesës për të shkuar në Beograd nëse do të ishte ftuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat