Kush e siguron Abazoviqin dhe a ndjehet i rrezikuar?

Evropë

Kush e siguron Abazoviqin dhe a ndjehet i rrezikuar?

Nga: D.G. Më: 15 tetor 2020 Në ora: 11:32
Çasti i triumfit: Dritan Abazoviqi

Për shumë kë politikan i së ardhmes dhe shembull për ndryshime, të tjerët i parashikojnë se "do të digjet" për shkak se u rreshtua me koalicionet proserbe në Mal të Zi - shqiptari nga Ulqini, Dritan Abazoviq, u shndërrua në politikanin gjithsesi më interesant në rajon.

E pritur, në një bisedë për televizionin shtetëror të Malit të Zi, atij iu shtrua edhe pyetja rreth sigurisë së tij personale dhe kush e mbron.

Ai u përgjigj se nuk ka mbrojtje policore, pos që ndodhet nën masat policore.

- Kam mbrojtje personale, por nuk dua të bej spektakël rreth kësaj. Nuk ndjehem i rrezikuar, askujt nuk i kam borxh asgjë dhe ndjehem shumë rehat - ka thënë Abazoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat