Zvicra shënon rritje të rasteve të reja me COVID-19

Evropë

Zvicra shënon rritje të rasteve të reja me COVID-19

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Zvicra vazhdon të regjistrojë rritje të rasteve ditore me koronavirus.

Në 72 orët e fundit në Zvicër dhe në principatën e vogël fqinje të Lihtenshtajnit, janë raportuar 8737 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën totale në 83.159, shkruan agjencia Reuters.

Numri i të vdekurve është rritur për 14, ndërsa shifra totale ka shkuar në 1837.

Zvicra të dielën ka prezantuar masa më të ashpra për të luftuar valën e dytë të pandemisë, ku është bërë e obligueshme mbajtja e maskave dhe ndalimi i tubimeve në masë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat