Serbi dhe boshnjaku vjedhin për 4 minuta mallra me vlerë 200 mijë euro të Gucci

Evropë

Serbi dhe boshnjaku vjedhin për 4 minuta mallra me vlerë 200 mijë euro të Gucci

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 14:42
Grabitja ndodhi më 11 nëntor të vitit 2019, në qytetin Pieve del Cairo në rajonin e Lombardisë

Një serb (37) dhe një boshnjak (43) u arrestuan dhe u dënuan para një gjykate në Varese, Itali, me tre vjet e katër muaj, ose tre vjet e dy muaj burg për grabitjen e një dyqani Gucci vitin e kaluar.

Dënimi i tyre, sipas mediave të huaja, erdhi pasi ata vodhën mallra me vlerë rreth 200,000 euro  për vetëm 4 minuta.

Siç bëhet e ditur, grabitja ndodhi më 11 nëntor të vitit 2019, në qytetin Pieve del Cairo në rajonin e Lombardisë.

Gjashtë muaj më parë, karabinierët arritën të arrestonin një serb dhe një boshnjak, me banim në Milano, të cilët dyshohet të jenë drejtuesit e një bande prej katër personash që grabitën një butik.

Ndërkohë, siç kanë raportuar mediat e huaja, të dy kanë pranuar përgjegjësinë. Dhe janë pamjet e kamerave të vëzhgimit që tregojnë grabitësit që “fluturojnë” nëpër një dritare të një butiku dhe më pas fillojnë grabitjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat