“Ai synonte të futej brenda”: Publikohen pamjet e sulmit me armë afër ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë

Evropë

“Ai synonte të futej brenda”: Publikohen pamjet e sulmit me armë afër ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:51
Foto

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, shefi i Policisë, Nikola Milina, ka publikuar disa pamje të sulmit në Sheshin e Shën Markut, përkatësisht para ndërtesës së Qeverisë në Zagreb të Kroacisë.

Sipas mediave kroate, pamjet tregojnë se pasi qëlloi të shtënat e para, sulmuesi, i identifikuar si Danijel Bezuk, u tërhoq në rrugë, ku ai rimbushi municionet dhe më pas u kthye, dhe hoqi dorë nga sulmi i mëtejshëm pasi një nga oficerët e policisë qëlloi mbi të.

Sipas shefit të policisë Milina dhe avokates së Shtetit në Zagreb, Jurica Iliç, se akti ishte kryer me një “modalitet terrorist”.

Ndërsa shefi i çështjeve speciale të policisë, Miljenko Radniq ka zbuluar disa detaje më shumë dhe tha se besonte se sulmuesi kishte për qëllim të hynte në ndërtesën e qeverisë.

“Vetë sulmi zgjati për një kohë shumë të shkurtër, disa sekonda, pas së cilës autori u largua nga vendi i ngjarjes. E gjitha që mund të konkludohej ishte që oficerët e policisë të kryenin detyrën e tyre kryesore, që ata të mbronin objektin, qeverinë dhe parlamentin”, ka thënë Radniq.

Policia kroate kishte thënë se “është vërtetuar se më 12 tetor, rreth orës 8 të mëngjesit, një qytetar 22-vjeçar kroat erdhi në Sheshin e Shën Markut dhe qëlloi disa të shtëna nga një armë automatike në drejtim të tre oficerëve të policisë që ishin atje në atë kohë – nga ku ai plagosi rëndë një polic 31-vjeçar.

Dhe gjysmë ore pas asaj ngjarjeje, gjatë një kërkimi intensiv për autorin e veprës, policia mori një informatë se një person i cili ka shumë të ngjarë të ketë kryer vetëvrasje me armë zjarri, ishte shtrirë në tokë. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat